Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Qeveria e SHBA do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj personave të korruptuar

Advertisement

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka dhënë një emsazh të fortë mbrëmjen e sotme, pasi Presidenti i SHBA Joe Biden vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.

Ajo thotë se qeveria amerikane do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar dhe organizatave kriminale.

“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.”, shkruan Kim.

Advertisement
Advertisement
155
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com