Mega-operacioni me 107 të prangosur, mediat botërore plasin skandalin: Ndihmoheshin nga zyrtarët e korruptuar

Advertisement

Mega-operacioni i finalizuar nga Policia e Spanjës në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe shqiptare ka bërë jehonë në mediat botërore.

Gjatë operacionit u arrestuan 107 persona dhe u bastisën 51 ferma të mbyllura kanabisi për të goditur bandën e drejtuar nga shqiptarë.Europol ka zbuluar se ka bashkëpunuar me detektivë nga Spanja, Shqipëria dhe Gjermania për çmontin e rrjetit.

Rajoni i Katalonjës në Spanjë është quajtur “çerdhe e marihuanës në Europë” nga policët lokalë të drogës. Zyrtarët kanë frikë se paratë e drogës janë aq endemike në bregun lindor sa mund ta kthejë rajonin në një narko-ekonomi.

“Duket se bandat shqiptare, të ndihmuar nga zyrtarë të korruptuar nga vendi i tyre, janë futur me sukses në industrinë e paligjshme të lëndëve narkotike në Spanjë, duke zhvendosur kultivimin nga Shqipëria në Spanjë për të mundësuar qasje më të lehtë në tregjet fitimprurëse si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca. Përveç faktit që janë lojtarë kryesorë në industrinë e kokainës në Evropë , bandat shqiptare janë përfshirë shumë në skenën e kultivimit ilegal të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, ” shkruan VICE World News.

Advertisement
Advertisement
298