“Më vjen turp që kam ardhur para këtij Komisioni”/ KPK -ja e korruptuar revolton avokatin Saimir Visha

Advertisement

Gjatë marrjes së vendimit për prokuroren Rita Gjati u vu re trishtimi i saj, teksa qante me duart në kokë.

Ndërkaq avokati i saj Saimir Visha tha se i vinte turp që të ka ardhur para një komisioni të tillë.  Sipas tij, nuk i ishte dhënë prokurores as të drejtat që i jepeshin një të pandehuri të thjeshtë. Visha më pas aludoi se çështja ishte e paragjykuar dhe se tashmë e dinte vendimin.

Ai la sallën duke hequr dorë edhe nga mbrojtja dhe  duke i thënë trupës: “Shëndet në familjet tuaja”.

Advertisement

Nga ana tjetër prokuroja deklaeroi se braktisja prej avokatit e kishte kapur në befasi dhe kërkoi kohë për një avokat tjetër.

Kur KPK vendosi me shumicë votash që kërkesa ishte e pabazuar dhe se subjekti nuk kishte sjellë raport që provonte pamundësinë fizike. Edhe vete Gjati dhe të afërmit e saj braktisën po ashtu seancën.

Advertisement
222