“Mbajnë dosjet në sirtar”/ Olsian Çela ” “ngre zërin” para KLP-së, akuzat e rënda për prokurorët…

Advertisement

Çela tha se komandimet me afat tre mujor për drejtuesit e rretheve janë bërë jo në bazë të performancës së asaj prokurorie. Çela ashpërsoi tonet teksa shtoi se nuk është prokuror ai që mban në zyrën e vet. Këta, sipas Çelës duhen ndëshkuar.

Kryeprokurori Olsian Çela u ka tërhequr vëmendjen anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimet që bëjnë në rrethe. I pranishëm në mbledhjen e KLP-së.

Çela tha se komandimet me afat tre mujor për drejtuesit e rretheve janë bërë jo në bazë të performancës së asaj prokurorie. Çela ashpërsoi tonet teksa shtoi se nuk është prokuror ai që mban në zyrën e vet. Këta, sipas Çelës duhen ndëshkuar.

“Nga ana e KLP keni dy tre vite duke komanduar drejtues në periudha 3 mujore në të gjitha prokuroritë e vendit. Në asnjë rast komandimet që keni bërë nuk është bërë në vlerësimin e performancës së asaj prokurorie. A vallë është pyetur ndonjëherë prokurori i përgjithshëm çfarë bëhet në x apo y. Si po u ushtron detyrat prokurori i komanduar. A e dini ju që në momentin që ne kemi kërkuar informacion drejtues të prokurorive, sa herë ishin dhënë detyrime për të qenë aktive, për të ndikuar në mënyrën si zbatohen politikat, për fat të keq përgjigjet ose nuk kish fare ose shifrat ishin qesharake?

Advertisement

Kemi drejtues prokurorie që mendojnë se janë drejtues prokurorie të dikurshëm. Harrojnë që ka një marrëdhënie institucionale që duhet të respektojnë. Nuk është drejtues prokurorie ai që mban dosjet në zyrën e vet, këta janë drejtuese që duhet ndëshkohen sepse cenojnë pavarësinë e prokurorëve. Kemi të dhëna si po mbahen këto regjistra. Kërkojmë të dhënat dhe të dhënat janë të vakta. Nuk kemi një pasqyrim të qartë, ndaj ne i kemi kërkuar ILD një inspektim tematik për mënyrën si po zbatohen këto kërkesa,”- tha Çela.

Advertisement
326
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com