Masa 6 mujore për hetime përfundoi sot/ Prokuroria cakton masë të re sigurie për Artan Shkëmbin

Advertisement

Prokuroria e Tiranës cakton masë të re sigurie për Artan Shkëmbin, ish-numri 2 i OFL-së i cili u pezullua nga detyra 6 muaj më parë sepse ka dekonspiruar një informacion konfidencial të gjermanëve.

Afati 6 mujor i hetimeve dhe masë së sigurisë “pezullim nga detyra” për Shkëmbin përfundoi sot, dhe ai pritej të rikthehej në detyrë, sepse për shkak të shuarjes së afateve ai ishte i lirë. Por, përsëri sot Prokuroria e Tiranës e cila ka në dorë Artan Shkëmbin, ka bërë kërkesë të re dhe ka vendosur për nurmin 2 të OFL-së masë sigurie “pezullim nga detyra”.

6 muaj më parë autoritetet gjermane i dërguan letërporosi SPAK, dhe kërkuan nisjen e hetimeve për Artan Shkëmbin.

Zv.shefit të Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi, iu kërkua informacion nga gjermanët për një grup të strukturuar që vepronte në trafikimin e kokainës në Gjermani, ku bënin pjesë dhe dy shqiptarët Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj, por kreu i OFL-së i ka dekonspiruar këto informacione. Ky grup sipas autoriteteve gjermane vepronte në Gjermani.

Advertisement
223