Marrëveshja me amerikanët për TEC-in e Vlorës, Kim: Hap rrugën për investime më të mëdha

Advertisement

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e quan “një marrëveshje strategjike të rëndësishme”, marrëveshjen e firmosur dje në Teksas mes ministres Balluku dhe përfaqësuesve të kompanive amerikane Exxon Mobil e Excelerate Energy.

“Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë & rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo gjithashtu hap rrugën për investime më të mëdha amerikane në Shqipëri, duke hapur më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan Kim.

Advertisement

Me marrëveshjen e re të firmosur në Amerikë, TECi i Vlorës do të kthehet në një terminal për futjen e gazit të lëngshëm (LNG) në Shqipëri.

Advertisement
163