Marrëveshja e COVAX me Pfizer/ Manastirliu: Përfitojmë në dritaren e parë

Advertisement

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pas marrëveshjes të bërë mes  COVAX dhe kompanisë Pfizer/BioNTech, Shqipëria duke qenë se ka parapaguar 3.9 milion dollarë është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës.

Lajmi erdhi pas deklaratës se kreut të OBSH-së për nënshkrimin e marrëveshjes mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Advertisement

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX “,theksoi Manasirliu.

Advertisement
177