Marina Vjollca është larguar nga “Klanifornia”?

Advertisement

Stafi i “Klanifornia” ka publikuar në Instagram një foto nga mbledhja për sezonin e ri. Në imazhin në fjalë shfaqej i gjithë stafi bashkë me aktorët, por mungonte Marina Vjollca. Menjëherë të gjithë aluduan se Marina nuk do të jetë më pjesë e programit të humorit si moderatore. Ajo do të sjellë në jetë shumë shpejt fëmijën e parë dhe të gjithë menduan se shtatzënia do e pengojë që të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit.Mirëpo kjo nuk është e vërtetë dhe Marina do të vazhdojë të ndjekë punën e saj edhe gjatë kësaj periudhe. “Anabel” ka kontaktuar me producentin Turjan Hysko dhe ky i fundit ka treguar se Marina do të jetë sërish pjesë e “Klanifornia”.

Advertisement
Advertisement
395