Makina e Vettingut fotografohet në Lukovë/ Në krye të “punës” edhe gjatë shtet-rrethimit(FOTO)

Advertisement

Vitin e shkuar bota u mbërthye nga Covid-19 dhe kësisoj  la mbyllur në shtëpi të gjithë botën anë e mbarë. Një formë e re jetese goditi përditshmërinë tonë dhe rregullat, masat dhe kufizimet u bënë pjesë e pandashme e jetës tonë. Ama ekziston një llojë specie njerëzore që në mendesinë e vetë mendon se qëndron sipër ligjit, dhe mund ta thyej atë sa herë ti teket.

Gjatë vitit që lamë pas një makinë që i përket Vettingut është fotografuar në Lukovë për fundjavë. Lind natyrshëm pyetja se çfarë procesi pune i është dashur anëtarëve të cilët janë zotuar të çojnë përpara procesin e Vettingut pikërisht në qytetin turistik të Pogradecit.

Kujtojmë se gjatë  fundjavës të gjithë qytetarët  detyroheshin të ndalonin qarkullimin e lëvizjes dhe vendi ishte në shtet-rrethim, me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës nga Covid-19.

Por të mos tregohemi skeptik. Me shumë siguri makina e Vettingut ka zbritur në Pogradec për të kryer ndonjë procës rivlerësimi të lënë në mes. Nuk vihet në dyshim “devollshmëria” dhe “përkushtimi” i pakushtëuar nga ana e tyre për të vënë drejtësinë në vend.

Advertisement
335