Lushnjë – Ushtrojnë dhunë mbi të moshuarën dhe tentojnë të vjedhin

Advertisement

Çudirat nuk kanë të sosur në Shqipëri. Dy adoleshentë të moshës 18 dhe 16 vjeeç kanë tentuar të vjedhin një banesë në të cilën jetont e një e moshuar.

Advertisement

Të dy autorët kanë dhunuar dhe i kanë hedhur një sprajt lotësjellës të moshuarës dhe kanë kontrolluar se mos në banesë kishte sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe. Autorët janë një  18-vjeçar dhe një 16-vjeçare, të cilët nuk kanë gjetur gjë në banesë dhe janë larguar.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e adoleshtëve duke sekusestruar si provë materiale edhe gazin lotsjellës.

Advertisement
124