Luan Daci, shëmbëllim i pafytyrshmërisë njerëzore

Advertisement

Luan Dacit mesa duket nuk i ben më përshtypje ligji pasi burime për mediat tregojnë se ish anëtari i Vettingut, Luan Daci, nuk po zbaton vendimin e GJKKO-së.

Vetëm pak ditë më parë ai u dënua për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, ndërsa vendimi për dënimin e tij me 6 muaj burg iu konvertua me “Shërbim Prove”.

Jeta e tij ka vazhduar pa ndyshimin më të vogël, mundēsisht tani është çliruar nga përgjegjësia e punës.

Kujtojmë se Daci ka ushtruar funksionin e ndihmësgjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga shtatori i vitit 1993 deri në mars të vitit 1994, ndërsa nga marsi i vitit 1994 deri në dhjetor të vitit 1997, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë kësaj gjykate. Pasi fitoi titullin “avokat”, z. Daci ushtroi këtë profesion në të gjitha shkallët e gjykimit dhe procedimeve, për një periudhë të gjatë kohore prej 17 vitesh, prej vitit 2000 deri në vitin 2017, me një eksperiencë që vlen të theksohet. Me vendimin nr. 82/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, z. Daci u zgjodh gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, funksion të cilin e ushtron prej qershorit 2017.

Advertisement

Luan Dacin është akuzuar në SPAK se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997. Prokurorët e SPAK, kërkuan shpalljen fajtor të gjyqtarit të KPA Luan Daci dhe dënimin e tij me 1 vit heqje lirie.

Advertisement
287