Luan Daci njollë turpi në shoqërinë tonë/ Ja kur do të gjykohet…

Advertisement

Ditën e sotme është bërë i ditur vendimi për seancën e radhës së gjyqtarit Luan Daci, seancë e cila do të zhvillohet më 5 Shkurt. Mesa duket prokuroria po shtyn seancat për të nxjerrë të pastër Dacin, por Daci është një njollë dhe turp i shoqërisë tonë që rrezikon të rikthejë një 97’ të dytë, nëse nuk gjykohet siç e meriton, pasi përveçse kalbi drejtësinë shqiptare, synon të depërtojë sërish në popull për t’i zhvatur ata akoma më shumë.

Nuk gabon Ali Asllani me poezinë “Hakërrim” kur thotë:

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

Advertisement

Mos harrojmë se Daci e ka zhvatur këtë popull duke mbështetur firmën pramidale “Xhaferri” në vitin 1997. Gjyqtari Luan Daci është dënuar në Shkallën e Parë për falsifikim dokumentesh, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017. Shpresojmë që Daci mos mbrohet nga krimi i organizuar këtë herë dhe mos i’a hedhi paq.

Advertisement
227