Lista elektorale për punë dhe shitja e vendit 2 mln lekë në “Illyrian Guard”

Advertisement

Kompania shtetërore “Illyrian Guard” ka kthyer aplikimet për punësimin e qyetarëve, në një ankand të vërtetë. Një vend i lirë pune për pozicionin rroje objekti, ka të dhëna se po shitet nga 2 deri në 3 milion lekë të vjetra, nga drejtuesit e kësaj kompanie që administrohet nga një Këshill Mbikqyrës pranë Ministrisë së Brendshme.
Dhe si kudo në administratë, leku, arkat me peshk dhe miku, padyshim që të mbarojnë punë. Mbyllja e sezonit elektoral që në zgjedhjet e 21 Prillit, solli vulosjen e qeverisjes për mandatin e tretë të bablokut, ka sjellë hapjen e ankandeve publike, për lëvrimin e shumave fianciare nga zyrtarët e lartë.
Një fenomen i tillë po ndodh me Portalin “Mësues për Shqipërinë”, i cili u hap fill pas përfundimit të zgjedhjeve elektorale, me qëllim sistemimin e listës së bërë nëpër shtabet elektorale të Partisë Socialiste. Sistemimin e dashnoreve nëpër shkolla dhe militanteve e patronazhistëve të thekur që u lejuan të mblidhnin dhe vidhnin vota, në këmbim të ofrimit të një vendi pune.
E njëjta gjë po ndodh edhe me kompaninë shtetërore “Illyrian Guard”, e cila në të njëjtën kohë me portalin “Mësues për Shqipërinë”, ka hapur ankandin për rekrutimin e punonjësve në organikën e kësaj kompanie.
Administratori, kapter ushtrie prej disa muaj po qëndron si veshka mes dhjamit, duke mos e ngacmuar askush nga Ministria e Brendshme, edhe pse ka zëra të fortë se është përfshirë në afera korruptive,duke e shitur një vend pune nga 2 deri në 3 milion lekë të vjetra. Dhe imagjinoni kur një gjë e tillë kryhet për një vend pune si rroje objekti.
Administratori, Drini Nikolla qysh prej 18 Gushtit 2021 ka hapur ankandin për punësimin e një numri personash, kryesisht në qarkun e Shkodrës, Kavajës, Rrogozhinës, Vlorës, Beratit, Fierit dhe Durrësit. Vendet e punës ku do të shërbejnë personat e rinj që do punësohen shtrihen në zonat si Malësia e Madhe, Kopliku, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz. Ndërsa në Vlorë, rojet duhet të shërbejnë pranë zonave Kocul dhe Vllahinë. Ndërsa për pjesën e Fierit në zonën e Patosit dhe në Zharrës. Ndërsa për sa i përket Durrësit, rrojet duhet të shërbejnë në objekte që janë në Manëz,Shijak, Fushë-Krujë dhe Krujë.
Listat e punësimeve janë krijuar tashmë qysh në shtabet elektorale dhe dihet se kush do hyjë dhe kush do dali nga puna.Për të qënë korrekt me detyrën, kapteri i kompanisë “Illyrian Guard” ka krijuar dhe një komision testimi, i cili medemek do testojë aplikantët në teori dhe në praktikë, pra në testin fizik.
Lista është mbyllur dhe për të çuar deri në fund ekzekutimin e kësaj liste, është ngarkuar kapteri aparatçi Drini Nikolla dhe një Drejtoreshë Shërbimesh në kompaninë “Illyrian Guard”.
Këta të dy mbyllen brenda në një zyrë dhe çuçu-çu e çuçu-çu, vendosin se kush duhet të hyjë dhe kush duhet të ngelet. Disa futen me propozim të deputeteve fitues dhe jo fitues të zgjedhjeve parlamentare të 21 Prillit, ndërsa disa të tjerë kanë gjetur njeriun dhe janë vetëofruar për të blerë vendin e punës, tek Drini Nikolla dhe Drejtoresha e Shërbimeve.
Për një vend pune, punonjësit e kësaj kompanie thonë se shitet nga 2 milion deri në 3 milion lekë të vjetra. Njësoj si një vend pune në arsim.

Advertisement
Advertisement
470