Lista e pasurive gjigande të komisionerit të Vetingut, Lulzim Hamitaj

Advertisement

Komisionerët e Vettingut janë imun ndaj hetimeve rreth tyre. Jo se kështu e përcakton ligji, por se prokurorët nuk guxojnë t’i hetojnë dhe gjyqtarët nuk guxojnë të japin vendime rreth tyre. Për më teper perveç “pushtetit” që kanë, zoterojnë edhe shume pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme. Një ndër to është edhe komisioneri Lulzim Hamitaj.

Një numër i konsiderueshëm dokumentash zyrtarë dëshmojnë për pasurinë gjigande të komisionerit të Vetingut, Lulzim Hamitaj.

I konsideruar nga kolegët e tij si “njeriu i Ëngjëll Agaçit” në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro.

Hamitaj ka punuar prej vitesh avokat në Itali, ku supozohet ta ketë ndertuar pasurine e tij por nuk ka fakte.

Ai rezulton se është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.

Advertisement

Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro.

Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në Tiranë, në Mullet, me vlerë 70 mijë euro.

Pra pasuria e paluajtshme, e blerë nga komisoneri Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro.

Për me teper në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Targave, komisioneri është pronar i një motori tip BMW, vlera e të cilit është 4500 euro dhe ka në pronësi edhe një automjet tip Jeep, me vlerë 14 mijë euro.
Advertisement
155