Ligji për financat e qeverisjes vendore/ Gjykata Kushtetuese rrëzon KLSH-në

Advertisement

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me ligjin për financat e qeverisjes vendore.

Në njoftimin e dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese thuhet se vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

NJOFTIM: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 23.02.2021, çështjen me kërkues Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”. Pezullimi i zbatimit të nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”.

Advertisement

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, 

VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Advertisement
148