Lidhjet e Ramës me babain e komisioneres Genta Bungo/ Ja si drejtësia i shërben paturpësisht politikës

Advertisement

Tashmë dihet se i ati i komisonerës së Vettingut është regjisori i njohur Leka Bungo. Ky I fundit njihet edhe për miqësinë që ka me kryeministin Rama pasi regjisori i qëndroi në krah dhe e mbështeti atë në prishjen e teatrit kombëtar.

Leka Bungo është i njohur njohur gjërësisht për qëndrimet e tij pro kryeministrit dhe qeverisë socialiste. Kjo gjë nuk e ka penguar Genta Bungon të futet në rradhët e drejtësisë, konkreitisht në Vetting. Edhe pse një ndër kushtet thelbësorë për tu bërë pjesë e KPK-së është shkëputja totale e politikës nga drejtësia.  Vettingu edhe pse një ndër hallkat më të rëndësishme të reformës në drejtësi është kandandisur në duar të disa njerëzve aspak profesional duke mbajtur drejtësinë peng.

Advertisement

Madje ekziston edhe një dokumnet ku Leka Bungo ka marrë një tjetër “shpërblim” nga kryeministri Edi Rama. Në fund të vitit 2014, me një VKM të posaçme, Rama do ti jepte regjisorit në fjalë, babait të kryetares së KPK-së, pension të posaçëm shtetëror. Por dhuratat nuk mbarojnë me kaq. Në fillim të muajit Mars Leka Bungo u emërua edhe në një post tepër të rëndësishëm, si drejtor i RTSH-së.

Advertisement
331