Leku letër/ Xhensila Pine vazhdon rrugëtimin për pasuri dhe pushtet

Advertisement

Komisioneret që janë përzgjedhur për të kaluar drejtësinë në filtrat e Vettingut kanë harruar të hedhin sytë nga vetja e tyre.

Megjithëse ata nuk kanë kaluar në filtra Vettingu, politika iu ka dhënë te drejtën që me urdhra nga lart apo jo, “të këpusin” koka gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Kur po bëhen tashmë, rreth tre vite nga startimi i procesit të Vettingut, për komisionerët kanë dalë në dritë shkelje të rënda ligjore që kanë lidhje me profesionalizmin dhe figurën e tyre. Pothuajse çdo ditë në media denoncohen komisionerë të Vettingut për skandale të ndryshme, gjë që vë në dyshim dhe që rrëzon këtë proces.

Redaksia jonë In-front.org ka publikuar vazhdimisht fakte dhe të dhëna mbi komisioneren Pine e cila ka një pasuri të padeklaruar në shifra. Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës, një luks i shfrenuar.

Bëjmë me dije se Xhensila Pine nuk e ka deklaruar këtë kullë pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë.

Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë.

Advertisement

Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Por, mesa duket shprehja “oreksi vjen duke ngrënë”, është shumë e saktë. Pasi në pozicionin e Komisioneres së Vettingut dhe me shpatullat e mbrojtura nga politika që e zgjodhi, ka nisur edhe shtesën e asaj që ajo e quan vilë, të cilën po e shndërron në pallat. Ku është drejtësia në këtë vend kur gjykojnë të padrejtët? Vettingu duhet të fillojë me Xhensila Pinen e cila nuk është aty për të vendosur drejtësinë po për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt pasurimit dhe korruptimit.

Advertisement
355