Leksione se si të bëjmë lekë/ Komisionerja Genta Tafa pastron para ku të mundet

Advertisement

Genta Tafa Bungo është diplomuar “Jurist” në vitin 1993 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës.

Portali In-Front.org ju ka mbajtur gjithmonë të informuar me fakte dhe informacione rreth Bungos, që njihet ndryshe dhe si zonja e hekurt. Po çfarë marrëzie ka berë Bungo këtë herë pasi vazhdimisht njihet për bëmat e saj që s’kanë të mbaruar.

Komisioneria Genta Tafa Bungo ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit që nga viti 1996 deri në vitin 2016. Përpos leksioneve juridike, Genta mesa duket ka krijuar dhe moton e saj “Rri e qetë dhe bëj lekë”.

Duke mos i mjaftuar paga dhe duke mos qenë e kënaqur, Genta zë pozicionin si komisionere duke shumëfishuar zerot në llogarinë e saj bankare, ndër të cilat edhe një depozitë bankare me gjendje 10 000 000 Lekë.

Nga leksionet e dhëna, Genta ka mësuar të bëjë dhe pazare sidomos në KPK, duke firmosur e vulos vendime edhe në ditën e mortit të të shoqit.

Advertisement

Të ardhura si ndihma nga familjarët dhe miqtë për fatkeqësinë e humbjes së të shoqit, shuma 954 500 Lekë, 600 Dollarë dhe 820 Euro.

Transparenca e pasurive, sidomos të komisionerëve të Vetingut, ishte një prej kushteve thelbësore për t’i dëshmuar opinionit publik se procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët do të realizohej nga persona me aftësi të larta profesionale e integritet personal por Genta nuk ka ndërmend as të dëshmojë as të pranojë korrupsionet e pafundme të saj, por të vazhdojë të pastrojë lekë akoma ku të mundet.

 

Advertisement
199