LAJMI I FUNDIT/ Zgjatet orari e lëvizjes, Ja masat e reja për shqiptarët

Advertisement

Komiteti i Ekspertëve ka dhënë detaje mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se është vërejtur një ulje e Incidendës së rasteve me COVID dhe situata paraqitet e qëndrueshme.

Ministrja tha se deri në këtë orë do të lejohet edhe aktiviteti i restoranteve dhe bareve.

“Është verejtur ulje e Incidendës së rasteve me COVID. Kjo është shoqëruar me lehtësim të situatës në spitale. Kemi patur rënie të fatalitetve. Rol kyç ka pasur efektiviteti i masave në fuqi.Grumbullimet në lokalet e natës, sidomos në dimër, kanë qenë vatra infeksioni. Masat tona kanë ndikur në shmangien e rasteve në nivele të larta. Jemi falenderues për respektimin e masave nga qytetarët dhe bizneset. Po monitorojmë me kujdes situatën. Nuk ka asnjë vend për të ulur vigjilencën, apo për të mos zbatuar masat e thjeshta. Po vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës. Mbi 182 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë të covid. Do realizojmë objektivin për 500 mijë vaksinime brenda majit. Situata epidemilogjike paraqitet e qëndrueshme. Ka rënie dhe të shtrimeve në spitale. Në spitalin covid4 nuk ka pacientë, por është në gatishmëri. Kemi vendosur të ndërmarrim disa masa të reja. Do zgjasim orën e lejuar të qarkullimit të qytetarëve. Nga nesër, ora e lejuar e lëvizjës do të jetë deri në orën 22:00. Ora policore do jetë nga ora 22 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit

Advertisement
”, tha Manastirliu.

Duke pasur situatën në Britaninë e Madhe që është më e lehtësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar që të hapen fluturimet me Britaninë.

Advertisement
200