Lajmi fundit/ Aksioni i SPAK për tenderin e uniformave 25 milionë euro, arrestohen 8 zyrtarë të lartë

Advertisement

Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me aksionin e SPAK për abuzimet me fondet publike.

Pas kontrolleve në ambientet e Ministrisë së Brendshme, bëhet me dije se janë arrestuar tetë persona, ndërsa një është në “arrest shtëpie”.

Mes të dyshuarve është edhe drejtoresha e blerjeve të përqendruara, E.N.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se bëhet fjalë për tenderin e uniformave që kap vlerën e 25 milionë eurove.

Advertisement

Deri më tani policia ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve E.N, K. B, A.O, K.H, A.B, F. Ç, F.D, G.M dhe M.B.

Advertisement
213
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com