Lajm i fundit/ Aksident i trefishtë në Tiranë, plagoset një person

Advertisement

Pasditen e sotme janë përfshirë tre makina ne një aksident, ku si pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri i njërit prej mjeteve.

Aktualisht i plagosuri me iniciale S.V, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 22.02.2021, në rrugën “Dervish Hima”, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
115