Kush është prokurorja që akuzoi anëtarët e Vettingut për “Shpërdorim detyre”?

Advertisement

Prokurorja Rita Gjati e Prokurorisë së Rrethit Kukës u përball këtë të martë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhej nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.  Vetëm pak më parë doli në dritë edhe akuza e prokurores për “Shpërdorim detyre”.

Rita Gjati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokurore në Sarandë, por në vitin 2008 ajo u shkarkua nga ish-prokurorja Ina Rama.

Gjati fitoi çështjen pasi kundërshtoi shkarkimin të cilin ajo cilësoi të paligjshëm.Vetëm një vit pas rikthimit në detyrë ne 2014 ajo u emërua në Prokurorinë e Kukësit, ku vazhdon të kryejë detyrën.

Advertisement

Kallëzimi kundër anëtarëve të KPK-së ka ardhur pas seancës dëgjimore që u zhvillua sot në orën 10:00.

Seanca drejtohej nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe  Genta Tafa Bungo. Të tre këto komisioner janë të akuzuar nga prokurorja për ‘Shpërdorim detyre’.

Advertisement
324