Kurti: Vuçiçi e refuzoi marrëveshjen me 6 pika për paqe pa e lexuar fare

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për mediat, pas takimit që pati në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në prani të liderëve europianë, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.

Kurti tha se ai i propozoi Vuçiçit një marrëveshje paqeje me 6 pika, por që ai e refuzoi pa e lexuar fare.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se çështja e të pagjeturve është një çështje që i përket së kaluarës dhe nuk e kupton Vuçiçin, i cili sipas tij në takim nuk pranoi që togfjalëshi “ballafaqim me të kaluarën” të përfshihet në zotimin për të bërë gjithçka për të pagjeturit.

“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua. U refuzua ende pa u lexuar dhe kjo për mua tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje”, tha Kurti.

Advertisement

Kreu i LVV deklaroi se propozimi i tij në çështjen e zotimit për të pagjeturit u pranua nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që u refuzua nga presidenti serb.

“Insistuam aty ku shprehet zotimi ynë për të pagjeturit, të futet edhe fjalja ballafaqimi me të kaluarën. Kjo u pranua në një mënyrë të zbutur nga Josep Borrell, mirëpo u refuzua nga presidenti i Serbisë. Unë nuk e kuptoj se pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë përballjes me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Advertisement
301
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com