Kufizimi i ndotjes së ajrit mund të parandalojë 50,000 vdekje në Evropë

Advertisement

Kufizimi i ndotjes së ajrit i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të parandalojë më shumë se 50,000 viktima në Evropë çdo vit.

OBSH vlerëson se ndotja e ajrit vret më shumë se 7 milion njerëz çdo vit dhe është një nga faktorët kryesorë të  sëmundjeve në mbarë botën. Madje studimi I fundit i botuar në revistën Lancet Planetary Health bëri me dije se janë regjistruar vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes në rreth 1000 qytete në të gjithë Evropën.

Po ashtu raportohet se gati 125,000 vdekje në vit, mund të parandalohen nëse nivelet e ndotjes së ajrit do të ulen. Qytetet në rajonin e Luginës të Italisë veriore, Poloni, Republika Çeke ishin vendet me numrin më të lartë të viktimave, ndwrsa qytetet me ngarkesën më të ulët të vdekshmërisë përfshinin Tromso në Norvegji, Umea në Suedi dhe Oulu në Finlandë, si dhe kryeqytetin Islandez, Reykjavik.

Advertisement
185