Kuçovë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e një prej grevistëve, dërgohet në spital

Advertisement

Vijon greva për mbrojtjen e burimit të Sinecit. Një prej grevistëve ka shfaqur probleme të theksuara shëndetësore.

Në godinën ku po zhvillohet prej ditësh greva e urisë e banorëve të Lumasit ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar grevistin Dashnor Subashin drejt spitalit.

”Dita e 8-të që është grevë për çështjen e burimit të Sinecit, është zonë e mbrojtur. Policia po na torturon, qëllon, më ka rrahur me gjithë gruan e vëllain e shumë të tjerë.Shumë gjendje e rëndë, televizori thotë ndalohen punimet, këtej vazhdojnë. Nuk dimë si të veprojmë, s’ka asnjë lloj Gjykate, asnjë lloj të drejtë. Ai është 47 vjeç.Ka shenja të vjella, ka shumë probleme. Policia, sidomos janë 2-3 policë shumë agresivë, i njohim, por nuk duam të arrijë gjendja. Do të hakmerremi, nëse shteti nuk vë dorë, do të hakmerremi. Po na vret Policia me mafien. Burimi do të mbrohet me çdo kusht, është vend i mbrojtur, duam ujë.”- tha njëri prej grevistëve, Bujar Subashi.

Advertisement
Advertisement
356
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com