Ku u zhduk Monika Kryemadhi, asnjë urim për festën e Kurban Bajramit

Advertisement

Që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pranimit të humbjes, duket se çdo ditë më pak shohim gjurmë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit në jetën publike të vendit. Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI.

Që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pranimit të humbjes, duket se çdo ditë më pak shohim gjurmë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit në jetën publike dhe politike të vendit. Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI.

Advertisement

Me një njoftim për mediat, LSI bën me dije se do të jetë sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ai që do të jetë në Komunitetin Mysliman dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar festën e Kurban Bajramit, duke ‘i zënë vendin’ Kryemadhit në këtë detyrë.

“Ne orën 11.00, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari do të jetë në Komunitetin Mysliman për të uruar festen e Kurban Bajramit dhe në 11.30 tek Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve”, thuhet në njoftimin e LSI.

Advertisement
219