Kryetari i Bashkisë Sarandë Ardian Anastas Gruma kallzohet në “SPAK”/ lejon të ndërtohen pallate pa leje në mes të qytetit për qëllime korruptive

Advertisement

Në qytetin e bukur të Sarandës, është kryer një aktivitet kriminal, i cili përfshin një seri institucionesh si Bashkia Sarandë me në krye ish Kryetaren e Bashkisë zj. Floriana Koka, kryetarin akryual të Bashkisë Sarandë i cili është Ardian Anastas Gruma,  Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i këtij Qyteti, gjykata e apelit Gjirokastër me në krye Kryetarin e kësaj gjykate Dritan Banushi, Enton Dhimitri i cili në drejtësi përfaqson kunatin e vet për të mbuluar krimin, dhe ajo që është më hiena e kësaj gjykate Miranda Andoni, që të tre këta gjyqtar janë produkt i drejtësisë së re,  ku kanë kaluar vetingun vetëm për faktin se kanë në dorë fatin e  dashnorit të komisioneres Firdes Shuli.

Pikë së pari ka lindur një akt korruptiv i cili është kryer midis shoqërisë  NOKU-O-S-2008 me nr Nipt K82119007P,  me përfaqsues ligjor Kol Noku, dhe Kryetares  së Bashkisë zj. Floriana Koka e cila nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme, ka dhënë lejen e ndërtimit 38/1 datë 15.12.2017 në favor të shoqërisë NOKU-O-S-2008, duke cënuar rëndë urbanistikën dhe të drejtat e pronësisë së kufitarëve, ky veprim krijon dyshime për veprimtari kriminale të kësaj përfaqsuesje të bashkisë dhe njëkohësisht kësaj shoqërie tregtare.

Duke u ndodhur përapara faktit korruptiv i cili është kryer midis shoqërisë  NOKU-O-S-2008 me nr Nipt K82119007P,  me përfaqsues ligjor Kol Noku dhe Kryetares së Bashkisë zj. Floriana Koka, një qytetar i cili quhet Zambak Beqiri, i është drejtuar gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë e cila ka pezulluar punimet e nisura në mënyrë kriminale, dhe më pas ka pranuar padinë e qytetarit të cënuar Zambak Beqiri, më pas duke qënë se skema Korruptive e kryer në bashki nuk i funksionoi, shoqëria  NOKU-O-S-2008, vendosi të ankimoi vendimin e dhënë nga gjykata e Sarandë në atë të Apelit Gjirokastër.

Në gjykatën e Apelit Gjirokastër, futen në lojë tre grabitqar pronash me në krye kryetarin e kësaj gjykate Dritan Banushi, Enton Dhimitri i cili në drejtësi përfaqson kunatin e vet për të mbuluar krimin dhe njëkohësisht ajo që është më hiena e kësaj gjykate Miranda Andoni, për të cilën në vijim do tju publikojmë lidhjet e sajë më vetingun arsyet pse e kaloi dhe bëmat e sjë në sistemin e drejtësisë.

Gjyqtarët e Apelit Gjirokastër Dritan Banushi, Enton Dhimitri  dhe Miranda Andoni në mënyrë kriminale, në bashkpunim me ekspertët e caktuar prej tyre, mbulojnë diellin me shoshë manipulojnë rrethanat dhe rrëzojnë  padinë e shtetasit Zambak Beqiri, i cili jo se vetëm nuk u mbrojt nga institucionet e Republikës së Shqipërsisë, por diskriminohet dhe i cënohet prona nga një bandë gjyqtarësh dhe një krytare bshkie e cila ka kryer me qindra raste korruptive.

Advertisement

Nga 15.12.2017 datë kur është lëshuar leja e ndërtimit 38/1 në favor të shoqërisë NOKU-O-S-2008, deri në ditët e sotme kanë kaluar afatet e lejes së ndërtimit, por kjo shoqëri tregtare ka filluar punimet e ndërtimit pa leje dhe në tejkalim të sajë, e favorizuar sërish nga bashkia Sarandë dhe pikërisht nga ana e kryetarit të Bashkisë Sarandë i cili është Ardian Anastas Gruma, me gjobëvënsit e tij të Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të këtij Qyteti të cilët nuk marin masa për parandalimin e këtij krimi por e mbrojnë atë.

Duke u ndodhur përpara këtyre fakteve kriminale të kryera nga këta institucione, të cilët në vënd të përkrahin të drejtat e qytrerarëve i cënojnë ato për përfitime personale, të cilët janë kallzuar në “SPAK”.

Në “SPAK” janë kallzuar Ish Kryetarja e Bashkisë zj. Floriana Koka e cila akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion pasiv të të zgjedhurve, kryetari aktual të Bashkisë Sarandë i cili është Ardian Anastas Gruma veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion pasiv të të zgjedhurve, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i këtij Qyteti, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion pasiv të të zgjedhurve , gjyqtarët e Apelit Gjirokastër Dritan Banushi, Enton Dhimitri dhe Miranda Andoni të cilët akuzohen për korrupsion Pasiv të parashikuara nga neni 319 të kodit penal , një avokat i cili ushtron aktivitetin e tij në qytetin e Gjirokastrës i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv dhe shoqëria NOKU-O-S-2008 e cila akuzohet për veprën penale të korrupsionit.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i këtij Qyteti edhe pse shoqëria NOKU-O-S-2008  punime pa leje ndërtimi, i lejon ato në mes të ditës.

Advertisement
976