Kryetari I bashkisë Belsh përfundon në “SPAK” vjedh qytetarët duke favorizuar oligarkët

Advertisement

Në një raport të prodhuar nga Birn, theksohet se Kryebashkiaku i Belshit rezulton në pamundësi financiare për të justifikuar shtesën e pasurisë për tre vite të deklarimit e cila kap vlerën totale të 3.9 milion lekëve.
Konkretisht Tafani nuk justifikon shtesën e pasurisë për vitet; 2005 në vlerën 340 mijë lekë, 2014 në vlerën 3.2 milionë lekë dhe 2015 në vlerën 325 mijë lekë.
Me qëllimin e bërjes së transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar, Birn shkruan se skeda grafike paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Belshit nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
“Kryebashkiaku Arif Tafani zotëronte pasuri me vlerë 2 milionë lekë në vitin 2004, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Tafanit është rritur me gati 6 herë, duke kapur vlerën e 12.7 milionë lekëve.
Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor të aseteve me një apartament në vlerën e 8.4 milionë lekëve. Z.Tafani zotëron gjithashtu një automjet me vlerë rreth 1.3 milionë lekë, likujditet e bankare prej 1 milion lekësh dhe kursime në cash sërish 1 milion.
Të ardhurat familjare të deklaruara për periudhën 2004-2017 janë 14.7 milionë lekë. Rreth 63% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, ndërsa 20% burojnë nga paga e bashkëshortes. Familja Tafani ka përfituar gjithashtu të ardhura më të vogla nga biznesi si dhe nga shitja e një automjeti.
Kryebashkiaku i Belshit rezulton në pamundësi financiare për të justifikuar me burimet e deklaruara shtesën e pasurisë për vitet; 2005 në vlerën 340 mijë lekë, 2014 në vlerën 3.2 milionë lekë dhe 2015 në vlerën 325 mijë lekë”, shkruan Birn.
Është detyrim i organeve të ILDKPI dhe i prokurporisë të hetoj këtë fshehje të ardhurash dhe mos deklarim, prej 3.9 milion lekëve te cilet jane ne gjum letargjik, por një mrekulli ndodh , kryetari Arif Tafani është kallzuar në “SPAK” për faktin e mësipërm njëkohësisht dhe për një megavjedhje të bërë në krye të Bashkisë me projektin e “Ansamblit Rilindja Urbane ” ku janë shpronësuar disa banorë të qytetit të Belshit dhe në keto ambjente është ndërtuar një pallat i cili ska asnjë lidhje me interesin publik.
Dyshohet se kryetari i Bashkisë Belsh ka kryer afera korruptive me subjektin tregtar tre vëllezërit Fratri i cili ushtron aktivitetin tregtar po në qytetin e Belshit.

Advertisement
Advertisement
1163