Kryebashkiaku i Belshit, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim prej 3.9 milion lekëve, Prokuria e Elbasanit dhe IDKPI heshjte totale

Advertisement

Në një raport të prodhuar nga Birn, theksohet se Kryebashkiaku i Belshit rezulton në pamundësi financiare për të justifikuar shtesën e pasurisë për tre vite të deklarimit e cila kap vlerën totale të 3.9 milion lekëve.

Konkretisht Tafani nuk justifikon shtesën e pasurisë për vitet; 2005 në vlerën 340 mijë lekë, 2014 në vlerën 3.2 milionë lekë dhe 2015 në vlerën 325 mijë lekë.

Me qëllimin e bërjes së transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar, Birn shkruan se skeda grafike paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Belshit nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

“Kryebashkiaku Arif Tafani zotëronte pasuri me vlerë 2 milionë lekë në vitin 2004, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Tafanit është rritur me gati 6 herë, duke kapur vlerën e 12.7 milionë lekëve.

Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor të aseteve me një apartament në vlerën e 8.4 milionë lekëve. Z.Tafani zotëron gjithashtu një automjet me vlerë rreth 1.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1 milion lekësh dhe kursime në cash sërish 1 milion.

Advertisement

Të ardhurat familjare të deklaruara për periudhën 2004-2017 janë 14.7 milionë lekë. Rreth 63% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, ndërsa 20% burojnë nga paga e bashkëshortes. Familja Tafani ka përfituar gjithashtu të ardhura më të vogla nga biznesi si dhe nga shitja e një automjeti.

Kryebashkiaku i Belshit rezulton në pamundësi financiare për të justifikuar me burimet e deklaruara shtesën e pasurisë për vitet; 2005 në vlerën 340 mijë lekë, 2014 në vlerën 3.2 milionë lekë dhe 2015 në vlerën 325 mijë lekë”, shkruan Birn.

Është detyrim i organeve të ILDKPI dhe i prokurporisë të hetoj këtë fshehje të ardhurash dhe mos deklarim, prej 3.9 milion lekëve te cilet jane ne gjum letargjik

Advertisement
3111