Krimineli i rrezikshëm pikaset në ishullin e të pasurve në Greqi, policia kontrolle cep më cep

Advertisement

Një anëtar i një bande kriminale dyshohet se fshihet në Mykonos, i njohur në Greqi si ishulli ku pushojnë të pasurit.

Mediat greke bëjnë me dije se dy truproja i thanë policisë se e panë atë duke ngritur alarm në ishullin e mbushur me pushues.

Ai konsiderohet si person i rrezikshëm dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

Advertisement

Sipas informacioneve ai është parë të qëndrojë në ishull por ende nuk dihet se në cilin hotel po qëndron.

Menjëherë policia bëri disa kontrolle në disa klube të ndryshme por nuk ka rënë ende në gjurmët e tij.

Advertisement
309