KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Dhurata Bilo

Advertisement
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Gjyqtaren e  Gjykatës së Durrësit, Dhurata Bilo.

Hetimi administrativ i Komisionit për gjyqtaren Bilo u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 19 prill, evidentuan deklarime të pasakta për pasuritë, si dhe pamundësi financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e tyre.

Bilo deklaroi se kishte punuar me ndershmëri dhe se të ardhurat e saj i tejkalonin investimet dhe shpenzimet e kryera. Ajo këmbënguli për riçeljen e hetimit edhe për kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Por kjo gjë u refuzua nga anëtaret e KPK-së.

Advertisement

Dhurata Bilo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Ajo i është nënshtruar një inspektimi nga KLD në vitin 2015, si dhe një hetimi të prokurorisë në vitin 2016, pas dyshimeve për falsifikimin e pronësisë së ish-hotel Vollgës, por të dyja çështjet u mbyllën pa pasoja.

Advertisement
196
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com