KPK e pistë, e qelbur, e shëmtuar/ Revoltohet pedagogu i njohur për shkarkimi e prokurorit Bledar Maksuti

Advertisement

Pedagogu i njohur Ramadan Çipuri, njëkohësisht edhe një koleg i prokurorit Bledar Maksuti ka reaguar ashpër lidhur me shkarkimin e tij nga detyra. Ai thekson se si Bledar Maksuti mund të ketë edhe shumë të tjerë dhe janë kryqëzuar nga anëtarët e KPK-së. Sipas pedagogut ky vendim hedh poshtë gjithë besimin tek reforma e pretenduar e Vettingut.

Çipuri nuk nguron as të akuzoj KPK-në duke e cilësuar si diçka tepër të shëmtuar duke gërmuar në 10 milion lekë të vjetra a diçka më shumë, të pajustifikuara në një periudhë që nuk kishte as deklarime të ardhurash e asgjë tjetër.

POSTIMI I PLOTË:

E pistë, e qelbur, e shëmtuar!
Shkurt, UNË NUK I BESOJ as drejtësisë shqiptare, as reformave që pretendohet se po ndërmerren!

Vendimi i KPK për shkarkim nga detyra të prokurorit #BledarMaksuti hedh poshtë të gjithë besimin te kjo palo reformë e pretenduar.

Si Bledar Maksuti mund të ketë edhe shumë të tjerë, por sjell në vëmendje këtë rast, duke e njohur atë dhe familjen e tij, duke ditur pasurinë që ata kanë dhe jetën modeste që bëjnë.

Një familje qytetare, ku i ati i ndjerë ka punuar për dekada me radhë si prokuror, avokat e noter e që e gjithë pasuria e tyre konsiston në një apartament të vetëm dhe një automjet Toyota 4-5 mijë eurosh.

Advertisement

KPK-rat, LPK-rat, TRT-rat,  e të gjitha tralalatë e këtij vendi s’mund të abuzojnë me detyrën në këtë mënyrë, sidomos kur bëhet fjalë për një prokuror që është vlerësuar maksimalisht nga aspekti profesional dhe në të gjithë karrierën e tij nga viti 2008 ka vetëm 3 ankesa, përkundër të tjerëve që kanë jo me qindra, por edhe me mijëra.

E shëmtuar të gërmosh në 10 milion lekë të vjetra a diçka më shumë, të pajustifikuara në një periudhë që nuk kishte as deklarime të ardhurash e asgjë tjetër.

Këta, për ata të njerkës, të bëjnë edhe  vetingun e qefinit pas vdekjes!

Propozimi im është që i ashtuquajturi sistem i drejtësisë në Shqipëri të mos quhet më i tillë. Le ta quajmë SISTEM LEGEN!

PËRFUNDIMISHT, KY SHTET NUK BËHET!
DËSHIRA PËR T’IA MBATHUR E PËR TË MOS E KTHYER MË KOKËN PAS ËSHTË E PAZHBËSHME.

Advertisement
751
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com