KPK “e dogji”/ Gjykata e Strasburgut jep vendimin për Altina Xhoxhajn

Advertisement

Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg dha ditën e sotme vendimin për ish-anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhajn.
Ish-gjyqtarja e çoi në Strasburg vendimin për shkarkimin e saj pasi e konsidreronte si të pabazuar nga procesi i vettingut.

Xhoxhaj u shkarkua nga posti që mbante, pasi nuk arriti të kalojë Vettingun për mos justifkimi pasurie, por ajo vendimin e KPK-së e apeloi, ndërsa kolegji vendosi për lënien e vendimit të mëparshëm të KPK-së.

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar padinë e ish anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj duke i dhënë të drejtë vendimit të Vettingut për ta shkarkuar.

Gjykata për të Drejtat e Njeriut e ka cilësuar si të ligjshëm shkarkimin nga detyra të saj.

VENDIMI NGA STRASBURGU

Në vendimin1 e sotëm të trupës gjyqësore të Dhomës në çështjen Xhoxhaj k. Shqipërisë (çështja
nr. 15227/19) Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi:
me shumicë votash (6 kundër 1) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një proces të
rregullt) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përsa i përket pretendimit për mungesë të
pavarësisë dhe paanshmërisë të organeve të vetingut,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për
parregullsi të procedurave,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për
mosmbajtjen e një seance publike përpara Kolegjit të Apelimit,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për

shkelje të parimit të sigurisë juridike, dhe
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës
private dhe familjare).
Çështja shqyrtoi shkarkimin nga detyra të një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese në vijim të
procedurave të filluara ndaj saj, si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm për rivlerësimin e
përshtatshmërisë në detyrë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, i njohur ndryshe si
procesi i vetingut. Çështja e kërkueses u shqyrtua nga organet e vetingut, dhe Kolegji i Apelimit, pasi
e mori çështjen në shqyrtim në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e saj nga detyra.
Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1, pasi organet e vetingut kishin qenë
të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses
në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur
parimi i sigurisë juridike.
Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte
qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të
shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së
magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Advertisement
Advertisement
211