Koronavirusi i merr jetën 29-vjeçares shqiptare shtatzënë, detajet e rënda

Advertisement

Një 29-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Express, doktoresha e mjekimit intensiv.

“Pardje ka vdekur, nuk ka qenë e vaksinuar. Viktima ka qenë e lindur në vitin 1991”, tha doktoresha.

Ajo ka deklaruar se edhe katër gra shtatzëna që po trajtohen në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ndërkaq drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, shprehet  se viktima ka qenë në javët e para të shtatzënisë.

Advertisement

“Pacientja ka ardhur nga Gjilani, ka qëndruar një kohë të shkurtër në Gjinekologji, pastaj në konsultim me mjekët tjerë është transferuar në mjekim intensive qendror. Ka qenë shtatzëni e hershme, në javën e 6-të”, ka deklaruar Ismajli

Advertisement
199