“Konflikt interesi me Genta Bungon”/ Dy vite pas hedhjes së shortit prokurorja Elisabeta Imeraj përballet me Vettingun

Advertisement

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj do të përballet sot në orën 10:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me trupën gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Roland Ilia.

Imeraj punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Advertisement

Elisabeta Imeraj duhet t’i ishte nënshtruar Vettingut para dy vitesh, por nuk ndodhi kështu. Seanca e parë dëgjimore për të, vjen pas më shumë se 2 vitesh. Kjo gjë ndodhi pasi ajo kërkoi largimin e Genta Tafa Bungo, në tetor të vitit 2019. Sipas Prokurores kishte konflikt interesi me anëtaren e KPK-së.

Advertisement
427