Komisionerja Xhensila Pine shkel nenin 199/a i ligjit nr. 10023/ Prangat gati për 5 vite burg

Advertisement

Komisioneria Xhensila Pine e diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Me më shumë se 16 vite eksperiencë si juriste, në Qershor 2017, znj.Pine u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​

Komisionerja Xhensila Pine është bërë pjesë e një megaskandali, për të cilën as nuk jep llogari dhe organet kompetente heshtin. Konkretisht, komisionerja Xhensila Pine ka ngritur një vilë pesë katëshe në Tiranë me sipërfaqe trualli 86 m2 dhe sipërfaqe totale ndërtimi 362.9 m2.  Bashkëshorti i Xhensila Pines, deklaron se nuk disponon akt vlerësimi për vlerën.

Pra, një shumë marramëndëse dhe një vilë lukzose nuk mund të ndërtohen dot kaq shpejt dhe prandaj burimi i të ardhurave mbetet një pikëpyetje e madhe për figurën e Xhensila Pines.

Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pine më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”

Advertisement

Gjithashtu, Bashkëshorti i Xhensila Pines, Z. Egon Sinani, pronar me pjesë takuese 1/3 të një apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 72.3 m2 të përfituar me kontratë privatizimi në vitin 1993. Pasuria është rivlerësuar në vitin 2012 me vlerë 4 652 505 Lekë.

Pra, duket sikur kjo familje prodhon para dhe pikërisht këto para i bën kulla dhe vila në mes të Tiranës. SPAK-u nuk duhet të heshti më, por urgjentisht të fillojë hetimin për komisioneren Pine.

Advertisement
198