Komisionerja Etleda Çiftja me mesatare 5-së, qëndron në KPK si zonjë e rëndë

Advertisement

Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ky diplomim është skandaloz me një mesatare 5,  që do të thotë me njohuri në fushën e së drejtës jo mbi  8 sa e kërkon ligji por është në kufijtë e një studenteje ngelëse.

Po të bazohemi në Ligjin  Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika  d)përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.

Pra Komisionerja  Etleda Çiftja është emëruar në këtë detyrë në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore dhe njëkohësisht është një skandal që ndodh me përzgjedhjen e saj.

Është absurde dhe aspak etike që një komisionere të gjykojë gjyqtarë dhe prokurorë duke qenë vetë e paaftë për atë pozicion. Se kuptojmë këtë veprimtari kriminale të kryer nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Antarët e KPK të cilët pa përjashtim janë pa integritet profesionale, etike dhe integritetin moral, për të cilët kemi publikuar dhe do publikojmë çudira.

Advertisement

Ajo që është e çuditshme është se si u vlersua Komisionerja  Etleda Çiftja në aftësitë profesionale në sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit c) të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral të tij, nëse u është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme; kualifikimi profesional i Komisioneres  Etleda Çiftja me mesatare të notës 5 dhe me status të antarit të gjykatës së Lartë?

Vettingun ose të ashtëquajturën reform në drejtësi po e shikojmë tani si kullesën që mbledh llumin dhe një Zot e di se ç’katrahurë do të ndodhë me drejtësinë, me këta të përzgjedhur të pangopur.

Advertisement
330