Komisionerja Etleda Çiftja dhe anglishtja e saj shkel e shko

Advertisement

Etleda Çiftja është Diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.
Karrierën e saj, znj. Çiftja e ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”, në fushën e telekomunikacionit.
Për periudhën 2009- 2017, juristja Çiftja ka punuar pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropoëer sh.a.”.
Pas 8 vitesh në funksione të ndryshme pranë kompanisë “Devoll Hydropoëer sh.a.”. , znj. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në të cilën ka cilësuar se di shumë mirë gjuhën angleze.

Ky skandal I Etleda Çiftes për gjuhën angleze doli në dritë kur Etleda Çiftja ka paraqitur një dokument që nuk është certefikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është test report form, në të cilën është cituar se personi I testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të testohet me certefikatë, që mesa duket Etleda ka gënjyer. Ndërkohë që sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6 ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në pikën gj) cilësohet se duhet të zotërosh shumë mirë gjuhën angleze.

Advertisement

Pra niveli I njohurive të komisioneres Etleda Çiftja është niveli b2, pra nivel mesatar dhe jo nivel c dhe d si përcaktohet në Kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të instuticioneve të rivlerësimit.

Advertisement
127