Komisioneri i Vettingut shpëtoi nga drejtësia/ Zbardhen lidhjet Olsi Komicit me qeverinë

Advertisement

Rreth 700 gjyqtarë e prokurorë, i janë nënshtruar Vettingut, në tre kritere, në atë profesional, të  pastërtisë së figurës dhe kriterit të pasurisë. Njerëzit që janë zgjedhur për të kaluar në filtër gjyqtarët dhe prokurorët, nuk i janë nënshtruar më parë një hetimi të tillë.

Pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të lidhur me politikën, apo disa prej të tyre kanë një të kaluar të errët profesionale dhe një pasuri të dyshimtë.

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Olsi Komiçi duket se ka lidhje të pastër me Qeverinë. Logjikisht i bie që Komiçi të firmos shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që linçon Qeveria, apo që nuk janë të preferuarit e kryeministrit Rama.

Kujtojmë se Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit. Komiçi është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion.

Advertisement
131