Komisioneri i Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia njeriu me rekorde kriminale dhe kontrollon drejtësinë

Advertisement

Nga ana jonë si portal është publikuar fakti se Komisioneri i Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka qënë i punsuar si petagog në universitetin e drejtësisië në Shkodër që prej vitit 1996, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në qershor 2017, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  e ka emëruar petagogun Roland Ilia Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky emërim është bërë në bazë të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Bazuar në nenin 6 të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë janë përcaktuar dhe kriteret për të qënë në pozicionin e Komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Një ndër pikat e nenin 6 të ligjit Nr. 84/2016 është dhe detyrimi i kanidatit që të mos ketë pasur një hetim penal ndaj tijë, dhe pikërisht pika  d) ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose të mos ketë qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Rikthehemi te Komisioneri i Pavarur të Kualifikimit Roland Ilia, i cili ka precedent të përsëritur kriminal dhe është emëruar në këtë detyrë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe pikërisht në kundërshtim me nenin 6 pika  të ligjit Nr. 84/2016

Në vitin 2010 në ngarkim të Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit Roland Ilia është regjistruar proçedimi penal me nr 322 viti 2010 , për veprën penale të korrupsionit dhe falsifikimit të dokumentave,  vepra penale këto shum të rënda.

Hetimi dhe proçedimi penal me nr 322 viti 2010 dhe  përmbyllja e tijë me akuzë nuk është bërë vetëm në pritje të disa letërporosive të kërkuara nga shteti Maqedonas të cilat nuk ju vunë në dispozicion hetimit,

Advertisement

I ngarkuar me zgjidhjen e kësaj çështje ishtë ngarkuar prokurori Sajmir Bahiti.

Në vitin 2016, në emër të Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit Roland Ilia, është regjistruar proçedimi penal nr 964 të vitit 2016, për veprën penale të veprimeve që zbulojnë të vërtetën parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal ,vepër penale që është kryer në dëm të vetë drejtësisë, pra i dëmtuar nuk është shteti por vetë e drejta dhe vepër penale që nuk është aspak etike dhe profesionale me detyrën që Roland Ilia është duke ushtruar.

Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit Roland Ilia është bërë pengesë për zbulimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Njëkohësisht për këtë vepër dhe këtë proçedim është dhënë dhe një masë sigurimi detyruese dhe është pikërisht vendimi nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.

Pra pastërtia e figurës së Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit Roland Ilia ngelet për tu vlersuar nga ana juaj.

Advertisement
523