Komisionerët e Vettingut imun ndaj hetimeve rreth tyre/  Suela Zhegu “e qetë” në rrugëtimin drejt krimit

Advertisement

Suela Zhegu ka një eksperiencë prej më shumë se 21 vitesh brenda sistemit të drejtësisë. Në qershor të 2017,  Zhegu u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Suela Zhegu madje edhe është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

Gjyqtari e akuzoi atë ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Nuk mbetet me kaq, pasi edhe bashkëshorti i saj ka probleme te shumta me drejtësinë.

Zhegu deklaron se ka katër apartamente dhe një shtëpi që thotë se e ka trashëgimi, dy automjete, pasuri të patundshme si tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2 në  Tiranë

Njëri nga apartamentet dhe pikërisht atë që ka në Durrës, kunata e Zhegur Anida Ademi, ka thënë se i pëket bashkëshortit të saj, pra vëllait të Zhegut. Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 75.21 m2 në Durrës, që Zhegu deklaron se e ka blerë në 09.08.2007 në bashkëpronesi me bashkëshortin, në shumën 35 789 euro.

Advertisement

Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait. Kështu në emër të nënës ajo, sipas Ademit, ka tërhequr të gjitha paratë, që vëllai i saj i ndjerë ka pasur në bankë.Suela Zhegu akoma vazhdon të jetë pjesë e KPK pavarësisht gjithë pasurive dhe pronave të padeklaruara.

Advertisement
157