Kokaina sheshit/Gjykata mbyll sytë për narkotrafikantët si Kotro

Advertisement

Portali In-front.org ju ka bërë me dije ditë më parë mbi ngjarjen e ndodhur në vitin 2011, çështje e cila është mbyllur hap e mbyll sytë. Në gjykatat tona, me prokurorë dhe gjykatës të korruptuar që kanë kaluar dhe filtrat e vettingut, sigurisht që çështjet që kanë të bëjnë me kriminelët dhe trafikantët, anashkalohen dhe mbyllen vetëm duke dënuar peshqit e vegjël, pasi të mëdhenjtë vazhdojnë akoma të ushqejnë veten, prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

Bëhet fjalë pikërisht për kriminelin Kristaq Kotro i cili porositi kokainë nga Kolumbia, duke e sjellë atë në Shqipëri  me anë të vajit të palmës. Kokaina ishte e tretur në vajin e palmës dhe peshonte rreth 200 kg. Një shifër marramëndëse fitimi nëse do të kishtë mbërritur në duart e Kotros.

Advertisement

Po Kristaq krimineli, doli zbuluar nga përgjimet e telefonatave të kryera, në të cilën pyeste për kamionin, për fuçirat me vaj dhe sërish mohoi akuzat duke i’a hedhur të gjithë fajin përsipër shoferit të kamionit.

Përse nuk prangosen kriminelët dhe narkotrafikantët?! Pikërisht, për sa kohë ta gjykojnë vettingun komisionerë të cilët janë ata vetë që kanë kalbur sistemin e drejtësisë, narkotrafikantët do të livadhisin të qetë dhe pa probleme me drejtësinë.

Advertisement
234