Kokaina e kapur në Kosovë, kreu i SPAK: Po peshohet ende

Advertisement

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka reaguar për ABC lidhur me kokainën e kapur në Kosovë dhe që kishte përdorur portin e Durrësit si tranzit.

Mësohet se operacioni ka qenë i përbashkët mes SPAK dhe DEA-s amerikane si dhe me policinë italiane e atë të Kosovës.

“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet.” ka thënë Kraja.

Kamioni që transportonte drogën ka mbërritur në Lipjan të Kosovës dhe aty nuk ka shkuar asnjë person për të tërhequr drogën.

Advertisement

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se informacion për sasinë rekord të drogës fillimisht është dhënë nga DEA amerikane, më pas në lojë ka hyrë dhe antimafia italiane e cila ka bashkëpunuar me SPAK.

Advertisement
173
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com