KLSH u shpall “luftë” abuzuesve brenda institucionit, vendos në disozcion linjën për të denoncuar padrejtësitë

Advertisement

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu,  i ka shpallur “luftë” abuzuesve të mundshëm brenda institucionit. Me anë të një njoftimi të publikuar në faqen e internetit, është bërë te ditur se janë vendosur në dispozicion numër kontakti dhe adresë e maili për të gjithë subjektet që janë objekt kontrolli dhe hasin shkelje nga ana e punonjësve. Punonjësit apo drejtuesit e institucioneve mund të denoncojnë të gjitha padrejtësitë që mund tu bëhen në numrin e telefonit +355 676128162 apo në adresën e e mail-it kontakt@klsh.org.al.

Njoftimi i plotë.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu bën apel për qytetarët dhe institucionet të denoncojnë të gjitha rastet që konstatohen shkelje nga punonjës të institucionit të KLSH. Institucionet që janë objekt i kontrollit nga KLSH, apo qytetarë që kanë konstatuar abuzime nga punonjës të KLSH janë të lutur t’i adresojnë pranë institucionit përmes postës elektronike në adresën e email-it kontakt@klsh.org.al ose me sms në numrin e telefonit +355 676128162, për të bërë të mundur vendosjen përpara organeve ligjzbatuese  të çdo individi që abuzon me detyrën.

Advertisement

KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në fund duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për rastet e dyshuara si shkelje të ligjit penal nga punonjës të KLSH. Gjithashtu KLSH do të bëjë përgjegjës para ligjit çdo punonjës të institucionit që nuk kallëzon aktet e korrupsionit aktiv të kryera nga punonjës të subjekteve në auditim.

Advertisement
338