Këshilli i BE-së rekomandon hapjen e kufijve/ A përfitojnë shqiptarët

Advertisement

Këshilli i krerëve të vendeve anëtare të BE-së miratoi të enjten rregullat e reja mbi të cilat vendet anëtare do të mund të lejojnë udhëtimet për qëllime turistike nga qytetarët e vendeve të treta si Shqipëria.

Rregullat e reja sugjerojnë se Shqipëria mund të jetë një nga përfituesit, por kjo nuk është e sigurt për shkak se vendet anëtare do të kenë të drejtë të vlerësojnë jo vetëm kriteret por edhe besueshmërinë e informac ionit statistikor mbi praninë e koronavirusit të ri në një vend të caktuar.

Advertisement

Sipas njoftimit për shtyp, vendet anëtare do të mund të lejojnë udhëtimet e a) personat e vaksinuar me vaksina të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave; b) qytetarët e pavaksinuar por që vijnë nga vende ku numri i rasteve të identifikuara të COVID-19 është jo më i lartë se sa 75 për 100 mijë banorë.

Shqipëria ka kryer deri tani mbi 700 mijë vaksinime por shumica dërrmuese e tyre janë kryer me vaksinë kineze, e cila nuk është autorizuar për miratim nga Bashkimi Evropian dhe për rrjedhojë nuk njihet. Vaksinat e autorizuara nga BE si Pfizer apo Astrazeneka janë shumë të pakta në vendin tonë.

Nga ana tjetër, numri kumulativ i rasteve të reja për 100 mijë banorë në Shqipëri ka qenë gjatë dy javëve të fundit 27, shifër kjo shumë më e ulët se sa limiti i ri i vendosur nga Këshilli, pra 75 për për 100 mijë.

Advertisement
133
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com