Këshilla bukurie për ditë të verës

Advertisement

Vera është stina e preferuar e pothuajse të gjithëve. Ditët janë më të gjata dhe mund të kënaqeni gjatë natës, derisa mëngjeset i filloni duke u kënaqur në plazh. Megjithëse ka shumë të bukura, të cilat mund t’i përdorni gjatë gjithë stinës. Ja si të dukeni “hot” gjatë gjithë sezonit, pa u dukur të ‘shkrira.

MERRNI ME VETE SPREJIN, PA MARRË PARASYSH KU SHKONI

Spreji do të shndërrohet në mikun tuaj më të mirë gjatë gjithë stinës së verës. Funksionon në atë mënyrë që lehtëson efektet e grimit të shkrirë apo të shpërndarë nëpër fytyrë. Atëherë kur temperaturat janë të larta, do të jetë e vështirë që dukjen tuaj ta mbani ashtu siç do të dëshironit ju. Duke vendosur pak sprej me butësi, natyrisht se do të ndihmojë. Merreni me vete, pa marrë parasysh se ku do të shkoni.

MERRNI SODË BIKARBONI, NËSE E TEPRONI ME VETËNXIRËSIN TUAJ

Kjo është përdorur disa herë nga shumë persona. Pa marrë parasysh se si e arrini një lëkurë të nxirë, në plazh apo në qytetin tuaj, një nxirje e bërë vetë është shumë më e sigurt sesa ajo që vjen nga rrezet e diellit, që mund të jenë të dëmshme. Kjo nuk do të thotë se nuk do të bëni gabime aty-këtu. Kur të bëni, qëroni hapësirën me një përzierje nga përzierja e sodës së bikarbonatdhe ujit. Do ta vëreni se problemi do të zgjidhet sa hap e mbyll sytë.

SHTONI NJË BRUSHË DHËMBËSH MË SHUMË NË KABINETIN TUAJ TË MJEKËSISË

A e dini se një brushë e dhëmbëve është një mjet i përsosur për rregullimin e flokëve, që fluturojnë në të gjitha anët, sidomos gjatë kohës dhe stinës së verës? Krejt çfarë duhet të bëni është që pak sprej të flokëve ta spërkatni në brushë, më pas e përdorni për të qetësuar dhe kthyer flokët në vendin e vet. Brusha e dhëmbëve është një mjet “must-have”, pa marrë parasysh se ku do të shkoni gjatë verës.

PËRDORNI ÇARÇAF, QË TË HIQNI QAFE NJOLLAT E DEODORANTIT NGA RROBAT

Nuk dështon kurrë – keni një palë bikini me ngjyrë të zezë dhe aty tashmë janë shfaqur njollat e bardha, si pasojë që e keni përdorur deodorantin. Çfarë i mbetet të bëjë një vajze? Shkoni te rrobat e lara dhe merrni një çarçaf të tharë. Me kujdes hiqni njollat me ndihmën e çarçafit dhe shikoni se si zhduken sa hap e mbyll sytë.

Advertisement

SHMANGNI NËNSQETULLAT E DJERSITURA ME PECETË

E dimë se tingëllon e çuditshme, por është një këshillë që mund t’jua ndreqë ditën, kur gjërat të ngrohen jashtë. Është mirë kur të vishni sipër diçka me mëngë të gjata, por nuk dëshironi që t’ju lagen nënsqetullat. Merrni pecetat dhe i prekni ngadalë nënsqetullat e këmishës, apo xhemperit. Pecetat do ta thithin djersën, pa u bë e dukshme ajo. Nëse bëhet shumë e lagur, atëherë mund ta zëvendësoni.

QËRONI SHPUTAT TUAJA ME PATATE DHE KRIPË DETI

Dëshironi që të mbathni sandale verore në këmbët tuaja, por se nuk keni aq të holla për një manikyr profesional? Ndoshta shumica edhe nuk kanë në fakt. Ja një fshehtësi, të cilën do ta dëshironi dhe do ta dashuroni. Shumë thjesht, preni një patate për gjysmë, lageni, më pas e mbushni me kripë deti. Fërkoni këmbët tuaja me të dhe do të keni këmbë dhe shputa të buta, që do të duken të përsosura, pa marrë parasysh se çfarë lloji të sandaleve mbathni.

MERRNI ME VETE ZBUTËSIN E FLOKËVE, SI NË PLAZH PO ASHTU EDHE NË PISHINË

Pa marrë parasysh, nëse kaloni kohë në oqeanin e njelmët apo në pishinën e mbushur me ujë me klor, mundësitë që flokët tuaj të ashpërsohen janë të shumta. Merrni me vete një zbutës dhe ja, problemi është zgjidhur. Thjesht vendoseni nëpër flokët tuaj, e më pas flokët tuaj nuk do të dëmtohen.

Advertisement
351