Kamioni përplas për vdekje 7 vjeçaren në Greqi, familja vendos që të dhurojë organet e vogëlushes

Advertisement

Një 7 vjeçare është përplasur për vdekje nga një kamion në kryqëzimin e rrugëve Grigoriou Lambraki dhe Koutaisi në Nikaia të Greqisë.

Ajo ishte duke ecur së bashku me kushërirën e saj 12 vjeçe, por kaluan në rugë kur semafori ishte i ndezur jeshil për automjetet, dhe për pasojë kamioni me shpejtësi i përplasi të dyja. 7 vjeçarja humbi jetën në vend, ndërkohë që kushërira e saj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Ne po i bërtisnim shoferit që të ndalonte. Kur semafori u bë i gjelbër, ai u nis, shtypi vajzën e vogël duke i marrë jetën në vend. Edhe vajza tjetër u plagos”, tha një dëshmitar.

Advertisement

Familja e vogëlushes ka marrë vendimin që të dhurojë organet e vajzës për fëmijët e tjerë që janë të sëmurë.

Advertisement
130
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com