Kallzohet në “SPAK” përdhunuesi Lorenc Braho / favorizoi biznesmenin Helidon Gjikoka

Advertisement

Komisari Lorenc Brahos është denoncuar nga Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një status ku i referohet si gjithmonë qytetarit dixhital i cili përmend emrin e shefit të Komisariatit Gramsh, Lorenc Braho, i cili para se të merrte këtë detyrë ishte i emëruar në Berat ku e kishin denoncuar për ngacmim seksual por në asnjë rast nuk u morën masa si administrative dhe penale dhe një zot e di se si është mbyllur se me çfar afere korruptive.
Postimi i plotë I Berishës:
Lajmenga policia e gjenerates tjeter Qytetari dixhital informon:
E largojne nga Berati per ngacmime seksuale e ngrene ne pergjegjesi shef komisariati ne Gramsh! sb
“Zoteri, hidhi nje sy dosjes se Shefit te Komisariatit te Gramshit, Lorenc Brahos, lindur ne Skrapar… Para se te merrte kete detyre, ky djaloshi ishte i emeruar ne Berat, ku e denoncuan per ngacmin seksual… Kete “hamshor” te Fidel Yllit qe la nam ne Berat dhe Kucove, tani e kane cuar te ngacmoje grate dhe vajzat e Gramshit! Dmth, vertet degjenerohemi ne Berat, ama rilindim ne Gramsh!”
Shefi i komisariatit Himarë Lorenc Braho ka filluar aferat korruptive në këtë komisariat , duke bërë pazare në dëm të qytetarëve duke lejuar zaptuesit të ndërtojnë pa leje në tokën e tyre.
Shefi i komisariatit Himarë Lorenc Braho është bërë partizan i hajdutëve dhe favorizon në mënyrën më kriminale shtetasin Helidoin Gjikoka.
Shtetasi Helidoin Gjikoka është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës. Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi, që bëri që Prokuroria të merte të pandehur 10 zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Tiranë.
Helidon Gjikoka, biznesmeni i kompleksit turistik “Ambel Beach” është shpallur në kërkim, pasi gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa për caktimin e kësaj mase është bërë në gjykatë nga Prokuroria e kryeqytetit, e cila pas hetimeve të kryera konstatoi se Helidon Gjikoka, ishte implikuar në falsifikimin e dokumentave, ku ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme dhe i ka marë pronën një personi tjetër në Dhërmi.dhe kjo masë është nxjerrë për ekzekutim në datën 26 tetor të vitit 2020 dhe deri më sot po bën rreth 1 vit endet i lirë pasi Polica e Himarës nuk bën kontrollet e duhura nëpër ambjentet ku qëndron ky shtetas.
Helidon Gjikoka, favorizohet në mënyrë të pastër nga Komisari Hamshor Lorenc Braho, i cili duhet të ishte në burg që para një viti, por ndodh e kundërta ruhet nga policia Himarë, e cila në vënd të kontrolloj drekon në këtë kompleks .
Nga informacinet kofidenciale që in-front.org, disponon nga brënda komisariatit Himarë, kjo e fundit nuk ka bërë asnjë kontroll në ambjentet e kompleksit turistik “Ambel Beach” pasi ndalohet nga ana e shefi i komisariatit Himarë Lorenc Braho.
Për këto asrsye nga personat e interesuar kanë depozituar një kallzim penal në “SPAK”për Komisarin Hamshor Lorenc Braho, për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Advertisement
Advertisement
498
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com