Kallzime për korrupsion në zgjedhje/ SPAK: Janë depozituar 91 materiale për vepra penale

Advertisement

Në prag zgjedhjesh SPAK ka publikuar një numër të konsiderueshëm kallzimesh për krime zgjedhore dhe vepra në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Në harkun kohor të një muaji janë paraqitur 91 materiale që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

Nga njoftimi zyrtar i SPAK mësohet se nga 91 materiale, 55 janë paraqitur nga subjekte politike ku shifrën më të lartë të kallzimeve për korrupsion në zgjedhje e ka paraqitur Partia Demokratike për t’u pasuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Për 32 procedime penale vijon hetimi, 15 raste janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit ndërkohë janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.

Advertisement
Advertisement
156
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com