Kallëzohet penalisht në “SPAK” administratorja e “ADCA” Mariela Basha/ E përfshirë në skemë krim të organizuar dhe në skemë mashtruese piramidale

Advertisement

Në këtë artikull do tju publikojmë se si shërbimi përmbarimor “STAR” bashkëpunon në kundërshtim flagrant me ligjin me një shoqëri tjetër e quajtur ADCA të dyja në bashkëpunim vjedhin dhe vazhdojnë të vjedhin me mijëra qytetar.

Për këtë arsye kallëzohet penalisht në “SPAK” administratorja e “ADCA” Mariela Basha, e përfshirë në skemë krim të organizuar dhe në skemë mashtruese piramidale.

Histori të shumta qytetarësh të kthyer në viktima të kësaj skeme vërdallisen në dyrtë e gjykatave dhe prokurorive, por deri më sot shërbimi përmbarimor “STAR” ka arritur nëpërmjet levave të tij të korrupsionit të sfidojnë të drejtën dhe ta blejnë atë.
Ditët në vijim do tju tregojmë fakte për vjedhje të shumta dhe njëkohësisht ajo që është më e rëndësishmja është se si këto kompani kanë arritur të korruptojnë prokurorë të cilët e kanë nën hetim me vite dhe nuk kanë dalë në një konkluzion penal edhe pse është dukshëm dhe këto rrethana na bëjnë të ngremë dyshime që pas kësaj historie mashtrimi është vetë shteti ose shteti (prokuroria) është e kapur nga shërbimi përmbarimor “STAR” .
Fakte të rënda dalin çdo ditë. Me qindra qytetarë kanë rënë pre e trekëndëshit mashtrues të ngritur në qendrën “STAR”, të detyruar të marrin kredi të reja të Micro Credit Albania shkurt MCA.

Të detyruar, të shantazhuar dhe të sekuestruar me prona dhe bukën e gojës. Për të mbyllur kreditë e vjetra që i kishin marrë të bankat Raiffesen, Procreditbank, Banka Popullore, NOA, Fondi BESA, ATK drejtuesit e të cilëve janë të implikuar dhe në artikujt në vijim do tju publikojmë dhe emra.
Me mijëra kredi konsumatore të marra në këto banka nga familje të thjeshta në vitet 2004-2008 për nevoja bazike si shkollimi, kurim sëmundjesh, blerje mobiljesh, blerja veglash pune, makineri për biznese të vogla, u shitën te kompania MCA. Kompani e krijuar enkas nga çifti ‘gjeni’ te mashtrimit financiar Olsi-Elda Ibro.

Marrja e një kredie për shumë njerëz konsiderohet si zgjidhja e një problemi ekonomik të cilin t’i e shlyen me këste sipas kushteve të bankës ku drejtohesh të marrësh shumën e caktuar por këto kompani janë liçencuar dhe operojnë në treg vetëm me qëllim vjedhjen e qytetarëve.
Qendra “Star” në Tiranë ku janë të vendosura zyrat e Micro Credit Albania, është kthyer në një makth për shumë qytetarë të cilëve ju hiqët buka e gojës nga skemat e mshtrimit , që kredinë e kanë marrë në një bankë ose institucion të vërtetë nga ato që njohim në Shqipëri por “haraçin” detyrohen ta paguajnë të minibanka MCA që është licencuar nga Banka e Shqipërisë si shumë institucione të tjera mikrokrediti.
Ditët në vijim do t’ju tregojmë se si banda e trinomit MCA, ADCA dhe STAR falsifikojnë nënshkrime të qytetarëve dhe të shtetasve, me qëllim përfitimin pa të drejtë nga ana e tyre me në krye super mashtruesen Mariela Basha e cila është administratore e ADCA e cila është projektuesja e të gjithë këtij mashtrimi.

Advertisement

Por MCA duket se që kur është krijuar në 2015 ka marrë leje për të grabitur qytetarët që besojnë fjalën bankë.
Qindra qytetarë teksa kanë qenë në fund të shlyerjes së shumës së marrë apo e kanë shlyer të plotë atë, një ditë të bukur kanë marrë një telefonatë apo kane gjetur një copë letër nga MCA e (Falsifikuar) apo bija e saj ADCA për t’u njohur me ca kushte të reja të cilat nuk ka negociatë. Për të paguar ca më shumë…shumë herë më shumë dhe përpara këtij fakti mbyllin sytë dhe shumica e gjyqtarëve të cilët janë të dorovitur nga ana e bandës e trinomit MCA, ADCA dhe STAR (gjyqtarë të cilët do të tregohen me zë dhe me figurë).
Shërbimi përmbarimor “STAR” edhe pse pa aktivitet mban të bllokuar pasuritë e qytetarëve të cilat mund të lëshohen nëpërmjetë falsifikimit të dokumentave vetëm pasi të paguhet gjoba e vënë ADCA me në krye kokën e mashtrimit, administratoren Mariela Basha.

Advertisement
1183
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com